MI-ja tregon se kush e ka raportuar në polici vjedhjen në Thesar

27 tetor 2020 | 14:57

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Izedin Bytyqi, kanë bërë me dije se rastin e vjedhës në Thesar tek policia e ka raportuar kjo ministri dhe jo Ministria e Financave.

Në një konferencë për medie, Abrashi ka thënë se sekretari i ministrisë informatën e ka pranuar si dyshim dhe pastaj e ka lajmëruar në Thesar, e kur është vërtetuar e ka dërguar në organet e rendit. “Jam siguruar nga sekretari që informatën për një transaksion të paligjshëm e ka pranuar më datën 19 dhe atë dyshim e ka ngritur në Thesar. Kur është vërtetuar se transaksioni ka qenë i tillë ka lajmëruar policinë dhe organet tjera. Më datën 19 e ka marrë informatën dhe atë datë e ka lajmëruar Thesarin”, ka thënë Abrashi, duke i shprehur i gatshëm të bashkëpunojnë me ata që janë duke bërë hetimet e këtij rasti.

Edhe sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Izedin Bytyqi, ka thënë Ministria e Infrastrukturës e ka zbuluar këtë keqpërdorim dhe e ka raportuar në organet e rendit.  “Si sekretar i ministrisë e kam pranuar informatën për këtë transaksion – vjedhje të buxhetit, më 19 tetor nga zyrtari kryesor financiar që ka vërejtur se janë bërë pagesa të paautorizuara pa asnjë nënshkrim. Kjo vjedhje ka ndodh nga një zyrtar i Ministrisë së Financave. E kemi lajmëruar Ministrinë e Financave dhe kemi kërkuar informata të sakta së çfarë ka ndodhur. Nuk kemi pasë përgjigje konkrete nga Ministria e Financave”, është shprehur Bytyqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lokomotiv Moscow pret në shtëpi kampionin aktual të Ligës së…