Miami i pandalshëm, afër titullit në Konferencën e Lindjes

22 maj 2023 | 11:22

Miami Heat udhëheq 3-0 serinë e finaleve “play-off” në Konferencën e Lindjes, pas fitores me rezultat 128-102 ndaj Boston Celtics. Një ndeshje e dominuar nga vendasit, që janë një fitore larg titullit në këtë kah të NBA-së.

Vendimtar stoli i Miami, nga ku erdhën 55 pikë. Vincent me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Miamin, mbështetur nga Robinson me 22 pikë e Martin me 18 pikë. Ndërsa Butler, gjithnjë lider në ndeshjet e para, realizoi 16 pikë.

Te Bostoni mungoi lojtari lider, gjithnjë në ndjekje në këtë ndeshje, me Tatum që realizoi 14 pikë e 10 rebound, shumë pak për të fituar. Edhe ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Miamit, që ka shansin të shpallet kampion në Lindje.

Konferenca e Lindjes, “Play-off” – Finale

Boston – Miami 102-128 (0-3)

Konferenca e Perëndimit, “Play-off” – Finale

Denver – Lakers (3-0)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…