Miami mposht Bostonin në finalen e parë

18 maj 2022 | 12:53

Miami fitoi me rezultat 118-107 ndaj Bostonit në finalen e parë të “play-off” në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 1-0 me ndeshje. Sfidë e komanduar nga ekipi nga Florida, që në këto finale ka faktorin fushë në favorin e saj.

Ndeshje mjaft e mirë për Jimmy Butler, që realizoi 41 pikë për Miamin, lojtari më i mirë në fushë. Nuk zhgënjeu as Herro, me 18 pikë duke e nisur ndeshjen nga stoli, i vlerësuar këtë sezon si “lojtari i gjashtë më i mirë”.

Në kahun tjetër, Jayson Tatum realizoi 29 pikë e Brown 24, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Skuadra e Miamit e shfrytëzoi mjaft mirë këtë mundësi të parë në fushën e saj, duke qenë edhe ekipi me rekordin më të mirë në Lindje.

Konferenca e Lindjes – Finale “play-off”
Miami – Boston 118-107 (1-0)

Konferenca e Perëndimit – Finale “play-off”
Golden State – Dallas

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka folur në…