Michael Jackson do të festonte ditëlindjen e tij e 65-të, Naomi Campbell bën dedikimin prekës

30 gusht 2023 | 13:04

Michael Jackson do të kishte festuar këtë të martë ditëlindjen e tij të 65-të. Me rastin e kësaj dite, Naomi Campbell ka bërë një postim kushtuar “mbretit të popit”.

Modelja me famë botërore ka postuar në llogarinë personale në Instagram një sërë fotosh të tyre së bashku, për të nderuar kujtimin e tij.

Në fakt ajo ka “uruar” këtë ditë, ndërsa ka deklaruar se do ta ketë gjithmonë në zemër.

“Gëzuar ditëlindjen mbreti i popit. Sot do të kishit ditëlindjen tuaj të 65-të. Do të jesh përgjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet…