Mick Schumacher i bashkohet Mercedesit

15 dhjetor 2022 | 13:43

Piloti gjerman, Mick Schumacher ka ndarë rrugët me skuadrën e Ferrarit, për të kaluar te Mercedesi. Skuadra e Mercedesit ka konfirmuar marrëveshjen me Mick, pak minuta pas përshëndetjes së Ferrarit me pilotin gjerman.

“Jemi të lumtur të konfirmojmë se Mick Schumacher do t’i bashkohet skuadrës në rolin e pilotit rezervist për vitin 2023”, thuhet në njoftim. Mick, sezonin e kaluar ishte pjesë e Haas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviq, ka komentuar zhvillimet…