Mick Schumacher i ‘shkel syrin’ Mercedesit: Pa e provuar nuk e kupton dot sa i shpejtë je

19 janar 2022 | 17:30

Mick Schumacheri përgatitet për sezonin e dytë në Formulën 1 me makinën amerikane Haas.

Piloti i ri gjerman ka folur për dominimin e Mercedesit dhe faktit se me këtë makinë në vitet e fundit mund të kishte fituar kushdo.

“Në Formula 1 të gjithë ata që pilotojnë e kanë merituar atë vend. Nuk mund të thuash se kushdo mund të fitojë me Mercedesin për sa kohë nuk je vetë brenda dhe nuk e provon. Nga jashtë nuk mund të japësh asnjë opinion konkret edhe pse Mercedes është makinë e shpejtë”, ka thënë Mick Schumacher.

Për sa i përket vitit 2022, ai shton: “Shpresoj që të jemi më të shpejtë këtë vit dhe të duelojmë më shumë me rivalët. Uroj që të kemi mundësi të hyjmë në zonën e pikëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Deçanit ka dhuruar të mërkurën 70 motokultivatorë dhe…