Mick Schumacher: Ja kur do të debutoj në Formula 1

04 shtator 2019 | 10:58

Prania e Mick Schumacherit, djalit të Michael Schumacherit në Formula 2, ka rritur interesimin e medieve për këtë kampionat. Edhe incidenti tragjik i fundjavës së kaluar, ku humbi jetën Antoine Hubert, ka bërë që mediet të shohin më shumë nga kampionati i garave të automobilizmit nga ku vijnë talentet.

“Ky interes dhe popullaritet në Formula 2 më ndihmon disi, pasi më kujton atë kaos që ndodh zakonisht në Formula 1. Në një farë mënyrë, kjo më ndihmon për ta kuptuar ambientin e një kampionati ku mund të garoj në të ardhmen. Është e bukur kur sheh se shumë njerëz interesohen për ty”, ka thënë Mick Schumacher.

Piloti 20-vjeçar garon në Formula 2 me makinën “Prema”, ndërkohë që është edhe pjesë e Akademisë Ferrari. “Kur do të garoj në Formula 1? Kur të jetë koha e duhur. Natyrisht se një titull këtu ku jam më ndihmon shumë, por kjo nuk është e domosdoshme. E rëndësishme është të jem gati për momentin e duhur. Natyrisht kjo gjë do të ndodhë kur të ketë edhe një makinë bosh”, ka deklaruar Mick Schumacher.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur faza e dëgjimeve buxhetore në rajone të ndryshme…