Mick Schumacher përjashtohet nga Formula 1

15 nëntor 2022 | 10:51

Pas një sezoni të dobët, Mick Schumacher, djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher do të largohet nga gara më e madhe e automobilave. Pilotit gjerman nuk do t’i vazhdohet kontrata te Haas.

Nico Hulkenberg do të jetë zëvendësues i tij tek skuderia amerikane.

Schumacher ishte i informuar në Brazil për daljen e tij nga Formula 1 si pilot i rregullt. Marrëveshja do të shpallet të mërkurën. Mick Schumacher, nga ana tjetër, do të drejtojë garën e tij të fundit për momentin, ashtu si Sebastian Vettel, në Abu Dhabi fundjavën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua është arrestuar të hënën në Fushë Kosovë, pasi…