“Microsoft” kalon “Apple” si kompania më e pasur në botë

01 nëntor 2021 | 12:06

“Microsoft” ka kaluar “Apple” në listën e kompanive më të vlefshme në botë.

Vlera në treg e “Microsoft” arriti deri në 3.49 trilionë dollar , ndërkohë që “Apple” kishte një vlerë prej 3.46 trilionë.

Apple raportoi ditën e enjten se fitimet gjatë 3 mujorit të 4-t nuk do të jenë në nivelin që ishte parashikuar nga Wall Street për shkak të mungesës së furnizimit në treg.

CEO i Apple, Tim Cook,  tha për CNBC se fitimet për këtë periudhë pritet të jenë rreth 6 miliardë dollar më pak, por shtoi që beson se mungesa e furnizimit do të marrë fund në periudhën pas dhjetorit.

Shitjet e iPhone u rritën me 47% por përsëri ishin nën parashikimet e analistëve. Nga ana tjetër Microsoft i tejkaloi fitimet e parashikuara gjatë 3 mujorit të parë me 22% përgjatë një viti. Kjo ishte rritja më e shpejtë që nga 2018, tregon CNBC.

Apple ishte kompania e parë në botë që arriti vlerat $1 miliardë dhe $2 miliardë dollar, duke lënë pas gjigandin e naftës Saudi Amarco gjatë vitit të kaluar.

Çmimet e aksioneve të Micfrosoft ishin rritur me 48% në krahasim me vitin e kaluar deri në mbylljen e tregut, ndërkohë që ato të Apple u rritën me 13%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka vazhduar…