Tahiri: Qeveria të bëhet e ndërgjegjshme për gazsjellësin

01 nëntor 2021 | 12:02

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka vazhduar t’i bëjë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rishikojë vendimin për anulimin e projektit të gazsjellësit amerikan.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka thënë se qeveria duhet të tregohet  më e ndërgjegjshme që ta pranojë projektin e gazit, duke e cilësuar atë si një nga projektet e rëndësishme për vendin.

“I bëjmë thirrje kësaj qeverie që të jetë pak më e ndërgjegjshme”, ka thënë Tahiri.

Më tutje, Tahiri ka folur edhe për fushatë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke thënë se do të respektohen të gjitha masat kundër Covidit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, i janë dashur…