Miftaraj për listën e LV-së: E mbushur me persona që janë të akuzuar për vepra penale të korrupsionit

13 maj 2026 | 11:54

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka reaguar ndaj listës së kandidatëve për deputetë që është publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit.

Miftaraj ka shkruar në në “Facebook”  se në listën e kësaj partie ka persona që janë të dënuar për vepra penale dhe të akuzuar për vepra penale të korrupsionit.

Postimi i plotë:

Lista e kandidatëve të LV-së për deputetë ishte e mbushur me persona që janë të dënuar për vepra penale dhe të akuzuar për vepra penale të korrupsionit dhe vepra tjera penale.

Tash paramendo çfarë vullneti ka kjo parti me kryer vettingun ose me miratu Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë se fituar në mënyrë të kundërligjshme.  Me konfisku pasurinë që e kanë vjedh në gati shtatë vite që qeverisin me vendin.

Opozita epiqendër e fushatës  parazgjedhore për këto zgjedhje do të duhej të kishte vettingun, Ligjin për Byronë, Strategjinë për parandalimin e korrupsionit.   Sa ka pas korrupsion në vitet e fundit, vetëm shikone pasurinë e deputetëve, ministrave dhe këshilltarëve të LV-së.

Në vitin 2020 shumica prej tyre rubrikën e deklarimit të pasurisë e kishte të zbrazet, kurse tani mbi 70 % te tyre kanë në pronësi shtëpi nëpër lagje të shtrenjta, banesa, lokale, vetura dhe jetë të shtrenjtë.

Me hajna nuk bëhet shteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çifti i famshëm, David Beckham dhe Vitoria Beckham, thuhet se…