Migjen Kelmendi: Propozimi i Qeverisë Kurti për daljen e Serbisë në det është i rrezikshëm

08 mars 2020 | 12:09

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Migjen Kelmendi, ka thënë sot në konferencë për media se propozimi i ministrit të Qeverisës Kurti, Blerim Reka për hapjen e koridorit për daljen e Serbisë në Durrës, në detin Adriatik, është një ide e rrezikshme dhe e vdekur qysh në shekullin e kaluar.

Kelmendi tha se ky incident politik kërkon përgjegjësi institucionale dhe dorëheqjen e ministrit Blerim Reka.

“Sikur z. Reka të kishte reaguar në cilësinë e qytetarit, rihapja e kësaj teze kishte me qenë në domenin e përgjegjësive të tij. Por incidenti politik, tragjika e rihapjes së kësaj teze fantazmë është se zoti Reka sot flet si ministër i Qeverisë Kurti, politikan që ka marr përgjegjësi publike para qytetarëve dhe është betuar në llogaridhënie. Andaj ky ministër duhet të jap dorëheqje dhe qeveria të marr përgjegjësi”, tha Kelmendi.

Zyrtari i lartë i PDK-së, po ashtu foli për veprimet e Qeverisë Kurti në raport me dëmtimin e marrëdhënieve me SHBA-të, duke theksuar se qeveria e Kosovës në mungesë të vizionit dhe guximit për t’u ballafaquar me sfidat që ka para vetes, po hapë tema që janë varrosur një shekull më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Dita ndërkombëtare e Gruas,…