Migjen Shala, Spahiut: Ku e more guximin për të propaganduar ndaj kryekomandantit Adem Jashari

19 gusht 2018 | 17:24

Nënkryetari i OVL – UÇK-së, Migjen Shala, ka reaguar ndaj deklaratës së analistit politik, Nexhmedin Spahiu, i cili ka thënë se Adem Jashari ka lindur më 10 tetor e jo më 28 nëntor të vitit 1955.

Ai ka shtruar disa pyetje për Spahiun, duke theksuar se ku po merr guximin për të propaganduar ndaj figurës kryesore të UÇK-së, kryekomandantit Adem Jashari.

“Reagim: O Nexhmedin Spahiu, ku e more guximin të propagandosh ndaj figurës kryesore të UÇK-së Kryekomandantit Adem Jashari. Kush po u paguan për këto shpifje? Ku po i merr këto instruksione? Çfarë shqiptari je ti? Bëje ADN-në, të mbuloftë turpi!”, ka shkruar Migjen Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare kanë thënë se në…