Migrimi çështje serioze në gjithë Ballkanin

21 tetor 12:05

Kosova është bërë pjesë e konferencës dy ditore Rajonale mbi Dinamikën e Popullsisë, Kapitalin Njerëzor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm që po zhvillohet në Sarajeve të Bosnje Hercegovinës.

Përfaqësues të UNFPA-së në Kosovë, të Institutit të Shëndetit Publik, të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe Avokatit të Popullit po përfaqësojnë Kosovën në këtë ngjarje me rëndësi rajonale.

Diskutimi në këtë konferencë është fokusuar në rrethanat të cilat po shtyjnë popujt të migrojnë në kërkim të një jete më të mirë.

Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, misioneve të ndryshme por edhe ata të shteteve rajonale të cilat po marrin pjesë po bëjnë thirrje për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet shteteve. Sipas sipas tyre çështja e migrimit është në krize dhe duhet të merret me seriozitet të lartë.

Nga diskutimet e fillimit të konferencës u ngriten çështjet dhe mundësitë se si të të parandalohet migrimi, cilat janë mundësitë që shtetet te përmirësojnë kushtet në mënyrë që të rinjtë të mos ikin nga vendet e tyre.

Alanna Armitage-Drejtoreshe e UNFPA për Evropën Lindore dhe Azinë e cila iu drejtua të pranishmeve tha se lëvizjet dhe migrimi i popujve duhet të merret seriozisht.

Ndërkohë Adil Osmanoviq ministër i çështjeve sociale në Bosnjë Hercegovinës tha se çështja e migrimit ka kapluar gjithë rajonin dhe për këtë çështje rajoni duhet të jetë i vëmendshëm dhe të bashkëpunoj në parandalimin e tij. “Tema do të zhvillohen në këto dy ditë mund të them se janë dramatike. Migrimi ka kapluar gjithë rajonin dhe vërtetë është shqetësuese. Shkaqet shpesh kanë një emërues të përbashkët e që çojnë tek problemet ekonomike. Duhet të punojmë bashkërisht që të parandalojmë eksodet dhe dinamiken e ndryshimin të popullsive në rajon”, tha Osmanoviq ministër i çështjeve socialë në Bosnjë, shkruan “Rtklive”.

Konferenca mbi Dinamikën e Popullsisë, Kapitalin Njerëzor dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në Sarajevë u mbështet nga ministria e punës dhe mirëqenies sociale në Bosnjë e Hercegovinë, dhe është financuar nga IOM, UNDP, UNHCR, UNDCO që përfshinë Evropën dhe Azinë etj.

Konferenca mbështetet edhe nga UNPA në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri britanik i shtetit dhe i ngarkuar për Brexitin, Michael…