Mikpritja shqiptare

10 mars 2023 | 08:35

Në rubrikën “Shënime dhe dokumente” gjendet edhe një shënim interesant në të cilin bëhet fjalë për një doke tradicionale që është një virtyt i lartë i kombit shqiptar. Në shënimin me titullin e lartpërmendur thuhet: “Mikpritja shqiptare është e famshme. Ndonëse në Shqipërinë e jugut ka tendenca të zhdukjes së saj, në kontakt me qytetërimin tregëtar të Perëndimit, ajo është akoma e mirëruajtur me tërë dëlirësinë e saj në veri. Në Mirditë dhe gjetkë, kurrë s’do t’i lejonin një miku a mysafiri që të shkojë në bujtinë (hotel) meqë në të vërtetë as që ka bujtina atje. Kur mysafirin e ndjek pushteti për ndonjë krim të çfarëdo lloji dhe mysafiri i ndjekur bie në konak te ndonjë gegë, ky i fundit do të jetë në gjendje të farohet me tërë familjen e tij para se t’ua dorëzojë mikun ndjekësve. Sa gjëra të bukura do të mund të shkruheshin sikur të shpaloseshin të gjitha llojet e mikpritjes shqiptare në Shqipëri!”.

Marrë nga libri “Me Konicën në Evropë” të Abdullah Karjagdiut

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
LEONORA HAJRA Konkordancat dhe diskordancat (filozofia, tematika dhe karakteri) 1.1.…