Miku im i shtrenjtë, Haqif Mulliqi, na le zbrazëti të madhe

26 korrik 2023 | 11:44

Milazim Krasniqi

Miku im i shtrenjtë, Haqif Mulliqi, u nda sot prej kësaj bote, duke na lënë vërtet të pikëlluar të gjithë ne miqve të tij e posaçërisht familjen e tij të nderuar. Haqifi ishte një mik i shkëlqyeshëm. Haqifi ishte një bashkëshort dhe familjar shembullor. Haqifi ishte një gazetar jashtëserik. Ishte reporter lufte dhe luftëtar. Haqifi është një nga dramaturgët më të mëdhenj shqiptar. Haqifi ishte një mësimdhënës universitar model dhe një studiues fundamental në fushën e antropologjisë së teatrit dhe të dramës. Ishte edhe regjisor, që e ka prezantuar Kosovën në shumë festivale ndërkombëtare të teatrit. Haqifi ishte edhe një aktivist në shoqërinë civile. Ka qenë kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Kosovës, anëtar i PEN Qendrës së Kosovës dhe anëtar i Akademisë Evropiane-Ballkanike. Ishte një intelektual me gjykim të fortë kritik. Me një fjalë ishte një personalitet jashtëserik. Do të duhet një kohë e gjatë që kontributet e tij në fushën e gazetarisë, dramaturgjisë, regjisë, studimit, mësimdhënies dhe aktivizmit intelektual të vlerësohen. Me kalimin e kohës, zbrazëtia që ka lënë Haqifi do të jetë gjithnjë e më e madhe në të gjitha këto fusha. Dhe veçmas zbrazëtia që ka lënë në familjen e tij edhe në mesin e ne miqve të tij.

 

Sqarim i redaksisë: Këtë tekst përkujtimor profesor Krasniqi e ka shkruar dje pas vdekjes së profesor Mulliqit, mikut të tij të shtrenjtë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot kombëtarja e Kosovës në basketboll do ta kërkojë fitoren…