Kosova kërkon fitoren e dytë përballë Danimarkës

26 korrik 2023 | 11:43

Sot kombëtarja e Kosovës në basketboll do ta kërkojë fitoren e dytë në parakualifikimet e “Eurobasket 2025”.

“Dardanët” fitoren e dytë do ta kërkojnë kundër Danimarkës. Loja luhet në “Arena Naestved”, në ora 18:00.

Ditë më parë Federata e Basketbollit të Kosovës ka kërkuar nga bashkatdhetarët që ta përkrahin kombëtaren në këtë ndeshje.

Skuadra e Rami Hadar, e ka nisur mbarë fazën parakualifikuese për Kampionatin Evropian të basketbolit “Eurobasket 2025”, duke e mundur Zvicrën me rezultat 76:49.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policët e Stacionit në Ferizaj sot në mëngjes në shtëpinë…