Milaim Zeka i reagon ashpër Agim Bahtirit pasi përmendi vëllavrasjen

30 mars 2020 | 13:32

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, i ka reaguar ashpër kryetarit të Mitrovicës dhe zyrtarit të Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, i cili ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që t’i shpallë zgjedhjet, në të kundërtën mund të ketë edhe vëllavrasje.

Me këtë rast, Zeka ka thënë se po të ishte prokuror do ta arrestonte Agim Bahtirin për shkak të kësaj deklarate.

“Shihe ky tuxhari i lopëve çka thotë?! Me qenë prokuror e kisha arrestuar. Ishalla more Agim i pshurrë në qafë prej Aleksandër Lumezit, kryeprokuror, deri të presidenti Thaçi, pastaj vazhdon me të gjithë liderët e partive politike, a Bacit, pra Behgjet Pacollit, banja një mut mbi kokë, që ka pranuar me pi kafe me ty, se le ma me të bërë kryetar të Mitrovicës. Mutin më të madh ke me ia ba Albin Kurtit, ama vonë ka me kuptuar. U ba me turli bazhibozuku, me turli idioti, vetëm me ardhur në pushtet. Kush je ti more hajvan me thirr për vëllavrasje, për luftë qytetare?! A nuk të vjen marre prej familjes tane a?”

“O Agim, ky krahu që ti po e sulmon, në politikë e kanë ba mut, ama këta kanë luftuar me Serbi edhe nuk janë tremb. Nëse ti mundesh me i trembë, me të gjithë ata që mendojnë si ti, ishalla hunin në bythe ua shtinë! Ti vazhdo, se boll të ka ecë…!!!”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
President i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar të hënën një…