Milaim Zeka: Me gjeneralin në Sindelfigen të Gjermanisë, besojmë në pafajësinë e tij

13 janar 2019 | 20:40

Deputeti Milaim Zeka përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka postuar një fotografi së bashku me Sami Lushtakun në Gjermani.

Postimi i plotë i tij:

Për herë të parë kam ardhur këtu në fundin e vitit 1982. Kam takuar mergimtarë të cilët ishin të organizuar me Jusuf e Bardhosh Gervallën. Pastaj më 17 janar 1983, bashkë me Selman Rashicen kemi ardhur në protestën e parë me rastin e vrasjes së vëllezërve Gervalla dhe Kadri Zeka.

Ishte njëvjetori i kësaj vrasje të rëndë nga Beogradi. Edhe gjeneral Sami Lushtaku është strehuar në këtë qytet, tek vëllai Rasim Lushtaku.

Përpos Rasimit dhe familjes së tij, këtu na priti edhe familjari im Daut Zeka.

Njerëzit që po udhëtonin me avionin Prishtinë-Shtutgart e përshendesnin gjeneralin dhe fotografoheshin më të. Të gjithë besojnë në pafajësinë e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi është bërë lojtari i parë në histori që…