Milani dhe Interi ndajnë mejdanin në Ligën e Kampionëve

10 maj 2023 | 11:08

Dueli mes Milanit dhe Interit konsiderohet si derbi më i madh lokal në botë. Dy ekipet nga qyteti i modës kanë pasur dhe kanë rivalitet të përhershëm dhe sa herë që takohen këta dy gjigantë të futbollit italian, nuk mungojnë ethet dhe spektakli.

Por, dy ballafaqimet e radhës mes “Rossoneri” dhe “Nerazzurri” janë krejtësisht të veçanta. Dy ekipet nga qyteti i Milanos këtë radhë do t’i matin forcat në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Momentalisht, Zikaltrit janë më në formë dhe konsiderohen si favoritë të lehtë, por në “Derby della Madonnina” nuk i dihet kurrë.

Madje, Milani është treguar më i suksesshëm se Interi në duelet direkte në Ligën e Kampionëve në shekullin 21. Prandaj, Kuqezinjtë, përkundër faktit se lojtari kryesor, Rafael Leao është në dyshim për sonte, do ta kërkojnë fitoren sonte dhe në mendjen e tyre është finalja e Stambollit.

Interi nga ana e tij do të mbështetet në sulmuesin në super-formë, Lautaro Martinez, por edhe në të rikthyerin në formë, Romelu Lukaku.

Ekipi i Simone Inzaghit është treguar më i suksesshëm se Milani në përballjet direkte të këtij sezoni. Loja e kthimit do të luhet të martën që vjen, kur edhe do të përcaktohet skuadra që do ta prekë finalen e Championsit. Ndeshja e sontme me plot edhe dhe emocione, por që garanton edhe spektakël, mes Milanit dhe Interit do të fillojë në orën 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Carlo Ancelotti është optimist se Real Madridi mund të…