Milani fillon operacionin për transferimin e Piatekut

08 janar 2019 | 12:48

AC Milan është futur në garë për të nënshkruar me sensacionin e Genoas, Krzysztof Piatek.

“Gazzetta dello Sport” raporton se kuqezinjtë tashmë kanë filluar negociatat për transferimin e sulmuesit polak. Genoa verën e kaluar pagoi vetëm katër milionë euro për Piatekun, por tani me shumë mundësi nuk do ta shesë për më pak se 40 milionë euro.

Sulmuesi ka shënuar 13 gola në gjysmën e sezonit të parë në Serinë A, vetëm Cristiano Ronaldo është treguar më i mirë se ai me 14 gola.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-gjenerali i UÇK-së, Sylejman Selimi, po përballet me probleme shëndetësore.…