Milani fiton derbin ndaj Interit

03 shtator 2022 | 20:15

Derbi Milan-Inter ka dhuruar spektakël dhe emocione, por në fund feston Milani me një fitore të madhe 3-2 ndaj Interit. Në momentin më të mirë për kuqezinjtë do të ishte skuadra e Inzaghit që do të shënonte. Në minutën e 21-të, Brozovic përfiton nga një rreshtim i gabuar i Milanit për të zhbllokuar ndeshjen.

Reagimi i ekipit të Piolit nuk do të vononte shumë. Në të 28-tën, Rafael Leao shënon një super gol me të majtën duke e dërguar topin në trekëndësh. Në fillimin e pjesës së dytë, francezi shërbeu për Giroud, i cili realizoi brenda zonës.

Në të 60-tën, Leao sërish është protagonist me një veprim spektakolar brenda zonës duke shmangur disa mbrojtës dhe më pas mposht dhe portierin Handanovic.

Interi nuk dorëzohet dhe rihapi shpejt duelin. Në minutën e 67-të, edhe pse kishte vetëm pak minuta në fushë, Edin Dzeko bën gjithçka mirë brenda zonës duke shënuar me të majtën në portën e Maignan.

Me gjithë përpjekjet e Interit rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund. Pas kësaj fitoreje, Milani ngjitet në krye me 11 pikë pas 5 javësh, ndërkohë që Interi mbetet në kuotën e 9 pikëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtari i njohur në futsall, Durim Mavraj ka vazhduar ka…