Milani interesohet për Brandtin

12 janar 2018 | 16:12

Julian Brandt mund të jetë përforcimi i ri i skuadrës së Milanit. Mediet italiane, kanë raportuar se drejtori sportiv i kuqezinjve, Mirabelli do të udhëtojë drejt Gjermanisë për të vëzhguar nga afër Julian Brandt të Bayer Leverkusen.

Gjithsesi 21-vjeçari i “Aspirinave” do të jetë një objektiv kryesor për klubin milanez gjatë afatit kalimtar të verës, pasi vështirë se Milani mund të bëjë një blerje të tillë në janar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka emëruar sot Avni Arifin shef të…