Milani merr vendin e katërt

10 shkurt 22:43

Skuadra e Milanit ka bërë detyrën duke mundur në “San Siro” Kaljarin me shifrat 3-0.

“Djalli” dominoi përgjatë të gjithë takimit dhe mori tre pikët që e çojnë në vend të katërt dhe rrisin besimin në skuadër para përballjes së fundjavës së ardhshme ndaj Atalantës në “Bergamo”. Për golin e parë Milanit i erdhi në ndihmë fati. Një goditje e Susos pritet nga portieri Kranjo, por fill pas pritjes së bërë nga “gardiani” i Kaljarit, topi përplaset me mbrojtësin Kepiteli dhe përfundon në rrejt.

Goli i dytë ishte tejet i veçantë. Braziliani Lukas Paketa gjen golin e parë me fanellën e Milanit, i cili shfrytëzoi siç duhet harkimin e Kalabrias, por nuk pati festë nga 21-vjeçari, por vetëm një dedikim për viktimat e zjarrit në akademinë e klubit të Flamengos.

Festës së golave iu bashkua dhe polaku Piatek, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 63-të.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara