Milani ndalet nga Bologna

15 prill 2023 | 17:20

AC Milan vijon të vuajë në Seria A, teksa sot nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bolognës në transfertë. Kuqezinjtë e nisën në mënyrën më të keqe sfidën, pasi pas vetëm 32 sekondash do të pësonin gol. Sansone përfitoi nga përgjumja e mbrojtës së ekipit të Piolit për të mposhtur portierin Magnan.

Milani merr frenat e lojës me kalimin e minutave dhe në të 40-tën do të gjente barazimin. Pobega lëshon një të majtë të fortë nga distanca, që do të shkonte në cepin e portës.

Në pjesën e dytë ndeshja ishte e barabartë me shanse në të dyja portat, por pa mundur që të ndryshonte rezultatin final. Milani me këtë barazim mbetet në kuotën e 53 pikëve në vendin e katërt, ndërkohë që Bologna mban vendin e 8-të.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka konfirmuar se edhe tri vetura të…