Milani vendos për të ardhmen e Ibrahimoviqit

18 nëntor 2021 | 13:34

AC Milan nuk kërkon t’ia lërë asgjë fatit për futbollistëve kryesor. Sipas “La Gazzeta dello sport”, drejtuesit e kuqezinjve janë gati të rinovojnë me Zlatan Ibrahimoviq.

40-vjeçari pavarësisht moshës së tij ka arrit të lërë gjurmë tek Milani dhe të jetë një pikë kryesore e skuadrës në sulm.

Zlatan nuk njeh moshë, dhe për këtë janë të bindur edhe drejtuesit e klubit italian të cilët mendojnë t’i ofrojnë zgjatjen e kontratës të paktën edhe për një vit, nëse lojtari arrin të përballojë ngarkesën fizike.

Kuqezinjtë do të ulen në bisedime me suedezin për të zgjatur kontratën deri në fund të vitit 2023, nëse palët bien dakord me kushtet e ofruara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka mohuar se Shqipëria do t’i…