Milazim Krasniqi: E kanë keqpërdorur emrin tim në redaksinë e Fjalorit

10 janar 2019 | 15:02

Milazim Krasniqi ka reaguar ndaj tetë gabimeve profesionale që janë lëshuar në “Fjalorin enciklopedik të Kosovës”, ku sipas akademikut Mehmet Kraja, përgjegjës për redaksinë e fushës së informimit kanë qenë përgjegjës Ibrahim Berisha, Milazim Krasniqi dhe Rrahman Paçarizi, dhe si pasojë nuk janë përfshirë në Fjalorin enciklopedik gazetat “Bota e re”, “Zëri i Kosovës” dhe “Epoka e re”.

“Mungojnë gazetat ‘Bota e re’, ‘Zëri i Kosovës’ dhe ‘Epoka e re’ (përgjegjëse redaksia e fushës së informimit: Ibrahim Berisha, Milazim Krasniqi, Rrahman Paçarizi)”, ka thënë Kraja në një intervistë për revistën “Akademia”, e cila është botuar edhe në gazetën “Epoka e re” në versionin e shtypur dhe në atë elektronik.

“E kam sqaruar edhe në një rast tjetër: unë kam qenë në atë redaksi vetëm në fillim, por jo kur janë përzgjedhur emrat dhe institucionet dhe jo kur janë shkruar tekstet. Siç mund të verifikohet lehtësisht, asnjë tekst në Fjalor nuk është i shkruar prej meje. Thjesht kam qenë i përjashtuar në mënyrë të heshtur nga çfarëdo angazhimi. Ndërsa fakti që ma kanë lënë emrin në redaksi është keqpërdorim, sepse në njërën anë me kanë eliminuar nga procesi i përgatitjes, ndërsa në anën tjetër ma kanë shfrytëzuar emrin. Edhe kjo gjë flet për kredencialet e ulëta morale të gjithë këtij projekti”, ka shkruar Krasniqi në një koment në shkrimin të publikuar në portalin “Epoka e re” me titull “Kraja e bën përgjegjëse këtë redaksi për këto tetë gabime në Fjalorin enciklopedik”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, e ka përshëndetur vendimin e…