Miliarderi Bloomberg, risi në zgjedhjet presidenciale në ShBA

19 shkurt 2020 | 13:59

Bujar Berisha, New York

Gara për kandidatin e Partisë Demokratike për postin e presidentit mori një shkundje interesante dhe premtuese për këtë parti me inkuadrimin e miliarderit Michael Bloomberg.Votuesit në shtetin New Hampshire të martën e kaluar dhanë sinjale të forta dhe premtuese për ish-kryebashkiakun e NewYorkut. Këto rezultate premtuese i mundësuan Bloombergut qasjen në debatin e sontëm mes kandidatëve të tjerë demokratë – një hap i madh dhe një kyçje serioze në momentet e fundit para fillimit të garës.
Partia Demokratike në fillim të fushatës pati 24 kandidatë.Me kalimin e kohës kandidatët po tërhiqen,por risia që prodhoi kjo parti në këtë garë presidenciale është animi i shumicës së këtyre kandidateve kah socializmi.
Një nga këta kandidat me pikëpamje socialiste Bernie Sanders, senator nga shteti Vermont është duke udhëhequr garën në këtë moment.
Miku ynë, ish-senatori dhe ish-nënkryetari i ShBA-së, Joe Biden ka hasur në telashe të ndryshme dhe momentalisht është i treti.
E ashtuquajtura “Super Tuesday”, (Super e marta), në të cilën kandidatët votohen në 15 shtete do tëqartësojë shumë gjëra.Shumë kandidatë do tëtërhiqen nga gara.Por gjasat janë që në garë të mbesin Joe Biden, Bernie Sanders dhe Michael Bloomberg.
Derisa Sanders dhe Biden duhet që të punojnë shumë për mbledhjen e fondeve për vazhdimin e garës, Bloombergu tashmë i ka “djegur” $350 milionë dollarënga pasuria e tij personale,dhe me këtë ritëm do t’i shpenzojë mbi $1 miliard dollarë.
Gjasat janë të mëdha që kjo garë presidenciale të prodhojë një “përplasje titanësh”,ku të dy kandidatët janë nga “Empirecity”(qyteti perandorak) i New York-ut, dhe të dy kandidatët janë miliarderë.
Në anën tjetër presidenti Donald Trump ka shënuar fitore të rëndësishme në mandatin e tij të parë duke marrë parasysh sulmet konstante nga opozita,shtypidhe organizatat joqeveritare.
Papunësia është më e ulëta në 5 dekadat e fundit,ka mungesë për punëtorë në të gjitha industritë.Ka forcuar armatën dhe ka detyruar aleatët në NATO që këtë vit të kontribuojnë me mbi $100 miliardë dollarë më shumë. Kinës nuk ia hoqi sanksionet plotësishtdhe e detyroi Pekinin që në dy vitet e ardhshme të blejë rreth $300 miliardë prodhime amerikane shtesë.
Edhe presidenti Trump,edhe kandidati i mundshëm Bloomberg janë të rrethuar me miq dhe bashkëpunëtorë shqiptarë.Pse qeveritë në atdhe nuk i shfrytëzojnë këto kontakte,kjo është një storie tjetër.
Zgjedhjet për presidentin e ardhshëm të ShBA-së këtë vit përveç një ushtrimi klasik nga ana e qytetarëve të vendit në shfrytëzimin e të drejtave të tyre,duket që do të jenë shumë interesante edhe për popullatën në të katër anët e botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në…