Milionat e humbura në Trust, Nitaj: Sikur Qeveria t’ua kishte lejuar tërheqjen qytetarëve, kjo humbje do të përgjysmohej

11 shtator 2022 | 16:44

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj thotë se me humbjet e mëdha të Trustit llogariten dyfish pasi një pjesë të atyre mjeteve s’ishte lejuar që t’i tërhiqnin qytetarët.

Nitaj ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se sikur Qeveria ta kishte lejuar tërheqjen e 30% për qytetarët, kjo humbje do të ishte për rreth 50 milionë më e vogël.

“Trusti pensional i paska humbur 161.6 milionë. Sikur Qeveria ta kishte lejuar tërheqjen e 30% për qytetarët, kjo humbje do të ishte për rreth 50 milionë më e vogël. Që humbin askush s’jep llogari, kryesorja qytetarëve të mos u jepen”, ka shkruar Nitaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e ShBA-së në Tiranë, Yuri Kim, u shpreh sot…