Milionerja heq dorë nga jeta e luksit dhe jeton si e pastrehë (Foto)

24 maj 2019 | 17:13

Vajza e një milioneri që bën një jetë të mrekullueshme dhe që planifikon 6 herë pushime në vit, ka vendosur që të jetojë si e pastrehë.

Isabella James, 21 vjeçe, e cila studion për master në psikologjinë e biznesit është e vendosur të provojë se nuk është një “princeshë” duke marrë pjesë në eksperiment.

Pavarësisht shijimit të gjashtë udhëtimeve ekzotike jashtë vendit, Isabella ka thënë se ka marrë atë që duhet për të mbijetuar në rrugë.

“Gjithmonë jam gjykuar se si unë i shoh gjërat. Njerëzit mendojnë se jam një vajzë e bukur me një mënyrë jetese të pasur”, ka thënë ajo.

Isabella ka zbuluar planin e saj për të bërë para, duke ricikluar plastikë dhe kanoçe. Më pas, ajo mendon që t’i shesë ato në supermarkete dhe pretendon se nuk dëshiron të përdorë lypjen.

Ajo ka thënë se beson se disa njerëz që jetojnë në rrugë ndihen komodë duke qenë të pastrehë dhe nuk dëshirojnë që të sjellin ndryshimin.

Por mendimet e saj ndryshojnë rrënjësisht kur ajo adopton jetën e një personi të pastrehë në rrugët e Londrës Lindore. Rezultatet pritet që të dalin në fund të eksperimentit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Jugut është një vend i kontrasteve ku teknologjitë…