Milot Rashica: Hyjmë në çdo ndeshje për fitore

13 tetor 2019 | 17:50

Ylli i Përfaqësues së Kosovës, Milot Rashica, ka thënë se “Dardanët” hyjnë në secilën ndeshje për fitore, përfshi edhe atë ndaj Malit të Zi që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Besoj që deri tash kemi bë rrugëtim shumë të mirë dhe të gjithë lojtarët kemi marrë përvojë të mirë. Ne hyjmë në çdo ndeshje për fitore. Shpresojmë të fitojmë qysh nesër e më pas të koncentrohemi për ndeshjen e radhës. Ne kemi besuar nga fillimi, prej kur kemi parë grupin, pas çdo ndeshje kemi pasur besim për ndeshjen e radhës. Gjithçka është e mundshme, veç duhet me i pa ndeshje pas ndeshje”, ka thënë Rashica.

Ylli i Werder Bremen ka munguar në ndeshjet e kaluara përshkak të lëndimit, derisa tash konfirmon se është gati 100% për përballjen me Malin e Zi.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania gjermane për prodhimin e automobilave ‘Volkswagen’ ka lansuar një…