Milwaukee dominon në Lindje, Lakersat fitojnë me dyshen Davis-James

30 mars 2023 | 11:49

Fitorja e 55-të sezonale për Milwaukee, që e mposhti 149-136 Indiana jashtë fushe, duke komanduar në Konferencën e Lindjes.

Giannis Antetokounmpo protagonist në fushë me një “triple double”, me 38 pikë, 17 rebound e 12 asistime. Gjithsesi, shënuesi më i mirë për Bucks ishte Holiday me 51 pikë.

Fiton edhe ekipi i Lakersave, që mundi me rezultat 121-110 Chicagon, duke u hakmarrë për humbjen e pak ditëve më parë. Davis me 38 pikë e 10 rebound si dhe LeBron me 25 pikë ishin protagonistë për miqtë. Philadelphia, falë 25 pikëve të Joel Embiid, mundi me rezultat 116-108 Dallasin, që rrezikon të qëndrojë jashtë “play-off”-it.

Ekipi i Phoenixit mundi me rezultat 107-100 Minnesotan, ndeshje ku të gjithë titullarët e Suns realizuan mbi 10 pikë (Booker me 29 pikë më i miri). Clippersat, falë 36 pikëve e 10 asistimeve të Westbrook, mundën me rezultat 141-132 Memphisin, ndërsa Oklahoma fitoi në sekondat e fundit me shifrat 107-106 ndaj Detroitit, ndeshje ku u dallua Williams me 27 pikë.

Rezultatet

Indiana – Milwaukee       136-149
Brooklyn – Houston        123-114
New York – Miami           101-92
Philadelphia – Dallas      116-108
Chicago – Lakers              110-121

Memphis – Clippers            132-141
Oklahoma – Detroit            107-106
San Antonio – Utah Jazz   117-128
Phoenix – Minnesota         107-100
Portland – Sacramento      80-120

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…