Mimoza Kusari-Lila pritet të bëhet shefe e deputetëve të LV-së në Kuvend

29 mars 2021 | 23:35

Deputetja e LV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka treguar në dPT te Fidani në T7 se a do të jetë shefe e grupit parlamentar të LV-së në legjislaturën e tetë.

Në legjislaturën e kaluar shef i grupit parlamentar ka qenë Rexhep Selimi, i cili pas thirrjes nga Gjykata Speciale, është zëvendësuar nga Liburn Aliu.

Kusari-Lila ka treguar se është propozuar për shefe, por që sipas statutit të LV-së, ajo duhet të votohet me votë të fshehtë nga deputetët e këtij subjekti.

“Ka qenë një bisedë me përfaqësuesin e partisë që të marrë me përgjegjësinë. Është grupi më i madh parlamentar ndonjëherë me 58 deputetë. Është edhe heterogjen. Është lista Vjosa aty dhe të rinjtë që i janë bashkuar grupit. Karshi saj është edhe qeveria. Duhet koordinuar agjenda e përbashkët dhe ka punë shumë. Është edhe rregullorja e grupit të LV-së, ku votohet me votim të fshehtë si ka ndodhur edhe në legjislaturën e kaluar kur është votuar Rexhep Selimi”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Kosovës në Slloveni ka njoftuar për ndryshim të…