Minatorët e “Trepçë”-s ndërpresin grevën deri të martën

05 janar 2019 | 14:53

Shyqyri Sadiku, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Trepçë”-s,  e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re” ndërprerjen e grevës së minatorëve.

Ai ka bërë me dije se greva do të vazhdojë sërish të martën.

“Greva nuk është ndërpre, por do të vazhdohet sërish të martën. Nga informacionet që kam edhe minatorët e Artanës kanë hyrë në grevë. Ndërprerja u bë për shkak se është vikend dhe të hënën është festë”, ka deklaruar ai.

Sadiku ka paralajmëruar masa më radikale nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

“Jemi në diskutime më këshillin grevistë dhe do të marrim masa dhe më radikale nëse nuk plotësohen kërkesat tona”, ka thënë Sadiku, duke mos treguar se për çfarë masash bëhet fjalë.

/Epoka e re/ A.M

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësminsitri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Bekim…