Minatorët e “Trepçës” në grevë, ende nuk i kanë marrë pagat e muajit tetor
                11 nëntor 2020
                |  10:56
            
        Minatorët e minierës së “Trepçës” në Stantërg kanë ndërprerë punën në këtë minierë për shkak të mosmarrjes së pagave për muajin tetor.
Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të kësaj miniere.
Sipas tij, që nga dita e djeshme ndërrimi i dytë dhe i tretë nuk kanë punuar dhe se sot kanë vendosur që të tirja ndërrimet të hynë në grevë.
“E vetmja arsye pse jemi në grevë janë pagat e muajit tetor. Kemi biseduar me menaxherin i cili na ka thënë se për momentin nuk ka mjete. Nuk dimë kur do t’i marrim pagat, por deri atëherë ne nuk do të punojmë”, ka thënë Osmani.
/Epoka e re/ A.M
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        