Minatorët e “Trepçës” protestojnë para ndërtesës së Kuvendit

05 korrik 2018 | 11:59

Qindra punëtorë të “Trepçës” janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës ku janë duke protestuar për t’iu njohur të drejtat e tyre.

Me thirrjet “Trepça është e jona”, “Jetën e japim Trepçën se japim”, ata po kërkojnë që të takohen me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, Fitore Pacolli dhe Xhelal Sfeçla, si dhe deputeti i Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka, kanë dalë para punëtorëve të “Trepçës” të cilët po protestojnë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demi Rose nuk ka hezituar asnjëherë t’i tregojë format. Ndryshe…