Ministra dhe deputetë të LV-së nderojnë heroin Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

28 nëntor 2022 | 09:43

Ministrat të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë homazhe te busti i heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu për 110-vjetorin e Pavarësisë.

Për të shënuar këtë ditë të rëndësishme për popullin shqiptar, janë paraparë të zhvillohen në sërë aktivitetesh në Prishtinë.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se dita nis me homazhe te busti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe përfundon me pritjen e kryeministrit Albin Kurti, e cila është paraparë të mbahet në orën 19:00.

Për nderë të 28 nëntorit, ndërtesa e Kuvendit të Kosovës mbrëmë mori ngjyrat e flamurit kombëtar.

Përveç Qeverisë së Kosovës, aktivitete të ndryshme ka organizuar edhe Komuna e Prishtinës.

Aktivitetet e organizuara nga Komuna e Prishtinës nisin në orën 11:00 me përurimin e shtatores së Prof. Anton Çettës dhe përfundojnë në orën 19:00 me koncertin për 35 vjetorin e tifozërisë së kryeqytetit, Plisat me “Besa Besë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Publicisti shqiptar Mero Baze kaq publikuar një bisedë në mes…