Ministrat e Financave të G7-së pritet të diskutojnë për rreziqet e kriptovalutës Libra

17 korrik 2019 | 12:29

Ministrat e Financave të vendeve me ekonomitë më të fuqishme në botë, do të takohen gjatë kësaj jave në Francë, ku do të vendosin si prioritet të tyre, çështjen e kriptovalutës Libra.

Ata pritet të trajtojnë rreziqet që mund të paraqiten nga planet e “Facebook”-ut, për të vënë në qarkullim këtë kriptovalutë.

“Linja e kuqe për ne është se Libra nuk duhet të transformohet në një monedhë sovrane”, ka thënë ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

Rrjeti social “Facebook”, në muajin qershor prezantoi planet për të lëshuar në qarkullim një kriptovalutë, ku do ta quaj Libra.
Sipas njoftimit të “Facebook”, njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve “WhatsApp”.
Kompanitë e pagesave “Uber” dhe “Visa” gjithashtu kanë të ngjarë të pranojnë atë në të ardhmen.
Edhe demokratët në Kongresin amerikan, kanë dal kundër planeve të “Facebook” për të lëshuar në përdorim kriptovalutën “Libra”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka sulmuar kriptovalutën Libra, duke pretenduar se nuk do të jetë i besueshëm. Sipas Trumpit, “Facebook”, duhet t’i nënshtrohet të gjitha rregulloreve bankare në mënyrë që të ec përpara, shkruan “Telegrafi”.
Po ashtu, sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, ka paralajmëruar se kriptovalutat po keqpërdorën, pasi që kriptovaluta Libra po tenton të futet në rrjet. Ai paralajmëroi se kjo Libra mund të përdorët për të pastruar para.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se ndërlidhja…