Ministrat nga radhët e Nismës dhe AKR-së do të marrin pjesë në mbledhjen e qeverisë

26 korrik 2019 | 10:53

Një javë pas dorëheqjes nga pozita e kryeministrit, Ramush Haradinaj ka ftuar për sot, në orën 14:00 mbledhjen e qeverisë.

Por ky njoftim i qeverisë për mbledhje të kabinetit qeveritar pas dorëheqjes së Haradinajt, ka ngjallur reagime nga njohës politikë dhe kushtetues, që sipas tyre, Haradinaj nuk do të duhej që të thërriste mbledhje të kabinetit pasi ka ofruar dorëheqje.

Burime të gazetës “Epoka e re” brenda koalicionit qeverisës PAN kanë bërë me dije se sot ministrat nga radhët e Nismës Socialdemokrate dhe ata të AKR-së do të marrin pjesë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ndërkaq ende nuk dihet nëse do të marrin pjesë ministrat nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademik Nexhat Daci nuk është më kryetar i Akademisë së…