Nexhat Daci nuk do të jetë më kryetar i AShAK-ut

26 korrik 2019 | 10:52

Akademik Nexhat Daci nuk është më kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (AShAK).

Daci sot feston ditëlindjen e 75-të dhe anëtarët e AShAK-ut mbi këtë moshë nuk mund të ushtrojnë funksione udhëheqëse në këtë institucion.

Vendimi që Daci të mos ushtrojë më funksionin e kryetarit ishte marrë nga organet ligjore dhe statutare, legale dhe legjitime të ASHAK-ut më 11 qershor të këtij viti.

AShAK-u ka njoftuar se deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, këtë funksion e ushtron nënkryetari, akademik Jusuf Bajraktari.

Nexhat Daci ishte zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës më 21 dhjetor të vitit 2017 në zgjedhjet e rregullta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vit më parë në pistën e Hockenheimit piloti gjerman…