Ministri Aliu thotë se 75 për qind e ndërtimeve janë pa leje

08 dhjetor 2022 | 15:05

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në seancën e Kuvendit gjatë shqyrtimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ka thënë se mbi 75 për qind të ndërtimeve janë ndërtime pa leje.

Sipas tij, 352 mijë objekte në Kosovë janë pa leje, kurse veç Prishtina i ka 46 mijë objekte pa leje.

“Jemi në situatën kur 352 mijë objekte në Kosovë janë pa leje. Veç Prishtina i ka 46 mijë objekte pa leje. A din sa është kjo. Në përqindje në raport total mbi 75 për qind të ndërtimeve në komunën e Prishtinës dhe në të gjithë Kosovën që është dhe më lartë, janë ndërtime pa leje”.

“A e dini që gjithë planifikimi gjatë viteve është bërë pa i konsideruar këto ndërtime pa leje. Kemi pasur planifikime, ka plane të shumta që komuna e Prishtinës asnjë leje s’ka mundur ta lëshojë sepse kanë qenë plane imagjinare. Lagjja e Medresës në Prishtinë  është totalisht pa leje”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka mohuar të jetë kontaktuar…