Daja: Nuk jam kontaktuar nga FShF-ja

08 dhjetor 2022 | 15:03

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka mohuar të jetë kontaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për të marrë drejtimin e skuadrës kuq e zi.

Gazeta Panorama kishte raportuar sot se Ilir Daja dhe Esteban Cambiasso janë në garë për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare, mirëpo Daja ka mohuar të jetë kontaktuar nga FShF-ja.

Megjithatë, Daja nuk e ka mohuar se do të refuzonte një ftesë në rast se ajo të vinte, pasi sipas tij drejtimi i një ekipi kombëtar është ëndërr.

“Unë mendoj që kulmi i çdo trajneri është të marrë drejtimin e ekipit kombëtar. Por unë jam në kontratë me Ballkanin dhe nuk kam pasur kontakt të drejtpërdrejtë me askënd. Nëse unë jam kandidat potencial për tu bërë trajner i Shqipërisë, së pari duhet të flas me drejtuesit e Ballkanit pasi kam edhe dy vite kontratë këtu. Vetë personalisht nuk jam kontaktuar nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit”, ka thënë trajneri Daja për Kanal10.

Shqipëria ka mbetur pa trajneri pasi kontrata e trajneri aktual, Edi Reja ka skaduar dhe FShF-ja akoma nuk ka njoftuar për rinovimin e saj, por me shumë gjasë raportet mes palëve janë shkëputur dhe në krye të kombëtares shqiptare do të vije një trajner tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ka filluar mbajtja e…