Ministri britanik: 450 mijë rusë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i luftë

28 prill 2024 | 15:20

Vlerësimet e ministrit të Britanisë së Madhe për Forcat e Armatosura, ka thënë se 450 mijë personel ushtarak rus janë vrarë ose plagosur në Ukrainë.

Leo Docherty i ka thënë “UK Defense Journal” se përveç të vrarëve, dhjetëra mijëra njerëz kanë braktisur ushtrinë ruse që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, shkruan “SkyNews”.

Ai ka thënë se nuk e dinte numrin e personelit që është vrarë duke shërbyer në kompanitë ushtarake private ruse si “Wagner Group”.

Duke e kthyer vëmendjen e tij te vlerësimet mbi armët, Docherty ka thënë se mbi 10 mijë automjete të blinduara ruse, duke përfshirë gati tre mijë tanke kryesore luftarake, 109 avionë me krahë fiks, 136 helikopterë, 346 mjete ajrore pa pilot, 23 anije detare të të gjitha klasave dhe mbi 1 mijë e 500 sisteme artilerie janë shkatërruar, braktisur ose kapur nga Ukraina në më shumë se dy vjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se anëtarësimi i…