Ministri Bytyqi kërkon përkrahjen e Kandasë në fushën e arsimit

07 dhjetor 2018 | 13:15

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, njëherësh ambasador jorezident në Kosovë, Daniel Maksymiuk, me të cilin ka biseduar për zhvillimet në arsim, prioritetet dhe mundësitë e bashkëpunimit në këtë sektor.

Ministri Bytyqi fillimisht ka falënderuar ambasadorin Maksymiuk për mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë vendit tonë në çdo aspekt, e në veçanti në fushën e arsimit, ndërsa theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit reciprok të institucioneve akademike.

“Ne jemi të angazhuar që të ndërtojmë një sistem të mirë arsimor, të bëjmë reformat e duhura dhe të përafrojmë sistemin tonë arsimor me atë të vendeve të zhvilluara”, ka thënë ministri Bytyqi.

Ai ka përmendur prioritetet që MAShT-i i ka vënë para vetes për t’i realizuar, në këtë drejtim ka thënë se duhet edhe përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë, pra edhe e Kandasë, si një vend që ka një sistem të zhvilluar arsimor.

Ministri Bytyqi ndër tjera ka përmendur nevojën e përfshirjes të sa më shumë të fëmijëve në edukimin e hershëm, trajnimin e mësimdhënësve, si dhe ndërlidhjen e mësimit teorik me atë praktik.

Ndër temat kryesore që u diskutuan në këtë takim ishte përfshirja sa më e madhe e të rinjve të komuniteteve në sistemin tonë arsimor, për çka ministri Bytyqi ka theksuar se gjithëpërfshirja, përkatësisht krijimi i mundësive për arsimim të të gjithëve që jetojnë në Kosovë është ndër prioritetet kryesore të MAShT-i, ku edhe janë bërë hapat e duhur për rregullimin e infrastrukturës ligjore.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për dygjuhësinë në arsim, për çka ministri Bytyqi e informoi ambasadorin se në Kosovë ofrohet arsimim në të gjitha gjuhët e komuniteteve që në jetojnë në Kosovë.

“Me angazhimin dhe përkushtimin tonë dhe me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe të vendit tuaj, besoj se do të kemi sukses në realizimin e prioriteteve që kemi renditur”, ka thënë Bytyqi.

Ministri Bytyqi dhe ambasadori Maksymiuk u dakorduan që të fillohet sa më parë bashkëpunimi me projekte konkrete në fushën e edukimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cesare Prandelli është emëruar trajner i ri i skuadrës së…