Ministri Bytyqi takon ekspertin britanik, flasin për arsimin e lartë në Kosovë

05 shkurt 2019 | 17:38

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim ekspertin e projektit “HERAS”, Bastian Baumann, me të cilin ka biseduar rreth arsimit të lartë në Kosovë.

“E falënderova z. Baumann dhe ekspertët tjerë në kuadër të projektit ‘HERAS’ për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë arsimit të lartë në përgjithësi dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim në veçanti, ndërsa theksova nevojën që kjo Agjenci të mbështetet edhe më tutje. Gjithashtu, me ekspertin Baumann biseduam edhe për procesin e vetëvlerësimit të udhëhequr nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, proces në të cilin kontribut të madh kanë dhënë edhe ekspertët e projektit ‘HERAS’”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Gjatë ditës së sotme kam takuar ekspertin e projektit HERAS, z. Bastian Baumann, me të cilin bisedova rreth arsimit të…

Gepostet von Shyqiri Bytyqi am Dienstag, 5. Februar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të…