Ministri Bytyqi: Universiteti i Camerinos-it në Itali do të ndajë 10 bursa për studentë nga Kosova

14 prill 2019 | 16:09

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Bytyqi, është takuar me mësuesit shqiptarë në Macerata të Italisë, me rastin e festës vjetore që organizohet nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Itali.

Gjatë qëndrimit në Itali, Bytyqi ka bërë me dije se është takuar me rektorin e Universitetit të Camerinos, Claudio Pettinari, me të cilin  janë pajtuar që të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi.

“Një takim tjetër tejet i rëndësishëm ishte edhe takimi me rektorin e Universitetit të Camerinos në Itali, z. Claudio Pettinari, me të cilin bashkëbiseduam dhe u dakorduam që shumë shpejt të nënshkruajmë një marrëveshje konkrete bashkëpunimi, ku ky universitet shtetëror me 7 shekuj histori, i themeluar në vitin 1336, do të ndajë 10 bursa për studentët nga Kosova, ku 5 do të jenë për studime bazike dhe 5 tjera për studime master dhe kryesisht në shkenca ekzakte”, ka shkruar Bytyqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Bytyqit:

Ishte kënaqësi dhe emocion i madh takimi me mësuesit shqiptarë në Macerata të Italisë, më rastin e festës vjetore që organizohet nga Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Itali. Ishte një mundësi e mirë për ti takuar, bashkëbiseduar dhe falënderuar nga afër këta patriotë të vërtetë për kontributin e tyre të çmuar, angazhimin e palodhshëm ndër vite, për kultivimin e gjuhës shqipe, ruajtjen e traditës dhe kujtesës sonë kombëtare në mendjet e të rinjve tanë në mërgatë.

Për të dëshmuar se mësuesit tanë kanë një angazhim me vlerë dhe një mision fisnik në shërbim të të rinjve, në shërbim të atdheut, e që respektohen edhe institucionalisht, ishte edhe pjesëmarrja e nënkryetares së qytetit të Maceratës, znj. Stefania Monteverde, të cilën në emër të shtetit të Kosovës, e falënderova për gjithë mbështetjen e gjithë akterëve të këtij qyteti në dhënien në shfrytëzim të hapësirave të nevojshme dhe krijimin e kushteve tjera përcjellëse për zhvillimin e mësimit shqip në atë zonë.

Pa dyshim, lajmi më i mirë që u dha në këtë organizim ishte që, nga ky vit mësimi i gjuhës shqipe do të organizohet edhe zyrtarisht në të gjitha shkollat publike në Macerata, lajm të cilin e dha drejtori i shkollës “Enrico Fermi”, z. Ermanno Bracalente, që pastaj edhe zyrtarisht e konfirmoi edhe nënkryetarja e qytetit, znj. Monteverde në një fjalë rasti.

Gjithashtu, moment tjetër i mirë ishte edhe prania në këtë organizim dhe takimi me profesorin e nderuar arbëresh, njëherit një ndër piktorët më të mirë në Itali, z. Silvio Craia (Kraja), që ka krijuar vepra të shumta artistike duke mbledhur artistët më të mirë italianë në ekspozitat e tij, fitues i shumë çmimeve në pikturë, e gjithashtu themelues i Muzeut Qytetar të Maceratës.

Një takim tjetër tejet i rëndësishëm ishte edhe takimi me rektorin e Universitetit të Camerinos në Itali, z. Claudio Pettinari, me të cilin bashkëbiseduam dhe u dakorduam që shumë shpejt të nënshkruajmë një marrëveshje konkrete bashkëpunimi, ku ky universitet shtetëror me 7 shekuj histori, i themeluar në vitin 1336, do të ndajë 10 bursa për studentët nga Kosova, ku 5 do të jenë për studime bazike dhe 5 tjera për studime master dhe kryesisht në shkenca ekzakte.

/Epoka e re/

Image may contain: 15 people, people smiling, people sitting, table and indoorImage may contain: 12 people, people smiling, people sitting and indoorImage may contain: 2 people, crowd and indoorImage may contain: 5 people, people smiling, people standing and indoorImage may contain: 8 people, people smiling, people standingImage may contain: 10 people, people smiling, people sitting and indoorImage may contain: 4 people, people smiling, people standingImage may contain: 6 people, people smiling, people standing and indoorImage may contain: 9 people, people standing and suitImage may contain: 8 people, people smiling

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Ramë Vataj është…