Ministri Bytyqi vizitoi disa shkolla të Deçanit

07 shtator 2018 | 18:06

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, i shoqëruar nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka qëndruar të premten në këtë komunë, ku ka vizituar tri shkolla dhe ka biseduar me udhëheqësit e këtyre shkollave, mësimdhënësit dhe nxënësit për të arriturat në këto shkolla.

Pas vizitave në Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Isa Boletini” në Isniq, (e cila sot shënoi 70-vjetorin e themelimit), në Shkollën e Mesme Teknike “Tafil Kasumaj” dhe në atë “Lidhja e Prizrenit”, ministri Bytyqi është shprehur i kënaqur për punën që po bëhet.

Duke folur për arsimin profesional në shkollën “Tafil Kasumaj”, Bytyqi ka theksuar edhe faktin se kjo shkollë është në një fazë shumë të rëndësishme, pra në fazën e validimit të profileve.

“Edhe këtu u pa një angazhim i jashtëzakonshëm edhe i menaxhemntit, edhe i mësimdhënësve, por mbi të gjitha ishte kënaqësi t’i shohim nxënësit se si ata po përgatiten me kompetenca dhe shkathtësi të mjaftueshme, në mënyrë që pas mbarimit të shkollës të jenë të gatshëm për tregun e punës”, ka thënë Bytyqi.

Vizita e ministrit Bytyqi në Deçan është bërë në vazhdën e vizitave që po iu bën komunave dhe shkollave të Kosovës për të parë nga afër punën që po bëhet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar ndeshja në mes Azerbajxhanit dhe Kosovës, e cila…