Filloi ndeshja Azerbajxhan – Kosovë

07 shtator 2018 | 18:00

Ka filluar ndeshja në mes Azerbajxhanit dhe Kosovës, e cila i takon Ligës së Kombeve dhe po zhvillohet në “Baki Olympiya Stadionu”.

Përfaqësuesja e Kosovës në këtë ndeshje ka synime të mëdha, pasi trajneri Bernard Challandes dhe futbollistët besojnë se mund të marrin një rezultat të favorshëm, pse jo edhe fitore.

Kosova ka startuar me këtë formacion (4-2-3-1): Ujkani, Vojvoda, Aliti, Rrahamani, Paqarada, Shala, Kryeziu, Cilina, Zhegrova, Zeneli, Muriqi.  Ndërsa në bankën rezervë janë Bekaj, Maloku, Voca, Xhemajli, Krasniqi, Dermaku, Kololli, Rashani, Berisha, Avdijaj, Rashica, Nuhiu.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se do të…