Ministri francez: Macroni është shumë i interesuar për dialogun Kosovë-Serbi

26 nëntor 2020 | 14:54

Ministri francez për Tregti të Jashtme, Franck Riester, ka deklaruar të martën në Beograd se presidenti francez, Emmanuel Macron është shumë i interesuar në dialogun Kosovë-Serbi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, nëse mund të pritet angazhim i mëtejshëm i Francës në çështjen e dialogut apo ndoshta ajo është tërhequr, Riester ka theksuar se presidenti francez mbështet dialogun, duke shtuar se ky proces është një çështje të cilës Macron i kushton shumë rëndësi dhe “për të cilën ai personalisht është shumë i interesuar”, raporton “Tanjug”.

Përveç kësaj, ministri francez, ka thënë se Macroni ka mirëpritur angazhimin e Serbisë për t’u bashkuar me metodologjinë e re të punës për pranimin në BE, duke shtuar se Serbia ka mbështetjen e plotë të Francës në rrugën evropiane.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke iu referuar pyetjes, drejtuar ministrit francez, ka theksuar se ai kishte bisedime të shpeshta me presidentin francez për Kosovën.

“Macroni ndjek çdo detaj të bisedimeve rreth dialogut dhe gjithçkaje që po ndodh në Bruksel. Franca është shumë e përfshirë në marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Vuçiqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ngushëlluar familjen…