Ministri Gashi: Fuqizimi i rinisë, fokusi ynë

11 dhjetor 2018 | 16:12

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur të martën në kabinetin e tij përfaqësues të organizatës World Vision në Kosovë.

Në këtë takim mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe organizatës “World Vision” u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi.

Qëllimi i këtij memorandumi është angazhimi i ndërsjellët i MKRS-së dhe WVK-së në zbatimin e strategjive kombëtare që kanë në fokus te rinjtë.
Organizata “World Vision” në Kosovë angazhohet që sipas drejtimeve strategjike të saj, të zbatojë Programin e Rinisë dhe Programin e Fuqizimit Ekonomik të Rinisë, të cilat janë në përputhje me objektivat e strategjive kombëtare.

Po ashtu sipas këtij memorandumi, “World Vision” bashkëpunon me partnerët kombëtarë e lokal dhe institucionet shtetërore për zbatimin e programeve të saj në lidhje me mirëqenien dhe zhvillimin e të rinjve në këto komuna të Kosovës: Prizren, Rahovec dhe Suharekë, Gjakovë dhe Malishevë, Lipjan dhe Graçanicë, Mitrovicë, Vushtrri dhe Ferizaj.

Ministri, Kujtim Gashi, u shpreh shumë i kënaqur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje përkufizon qëllimin dhe vullnetin e dyanshëm për të bashkëpunuar. “Ky bashkëpunim do të zgjas për një periudhë pesë vjeçare dhe do konsistojë në zbatimin e disa projekteve në fushën e Fuqizimit të të Rinjve, Zhvillimit Ekonomik”, ka thënë Gashi.

Ai po ashtu ka theksuar se projektet që do të realizohen në mënyrë specifike mbështesin fuqizimin e të rinjve të moshave 18-24 vjeç nëpërmjet trajnimeve dhe aktiviteteve që synojnë përmirësimin e aftësive për jetën, krijimi i një mjedisi mbështetës për të rinjtë me anë të rritjes së ndërgjegjësimit të komuniteteve për rëndësinë e pjesëmarrjes aktive dhe domethënëse së të rinjve në jetën sociale dhe ekonomike të një komuniteti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe…